29 persona vdiqën vetëm në tre muajt e fundit të 2016-ës në aksidente trafiku.
Persona të shumtë humbin jetën në aksidente rrugore, si pasojë e mungesës së njohurive të vozitësve që të reagojnë si duhet në rast të një aksidenti.
Zyrtarët e vozitësit, thonë se numri i orëve për ndihmën e parë është tejet i vogël, përpara se kandidatët të pajisen me leje për vozitje. Gjithçka që vozitësit potencial duhet të mësojnë për dhënien e ndihmës së parë, e mësojnë për katër orë.
Kryqi i Kuq, këto ligjërata që mësohen vetëm për katër orë ku i marrin njohuritë bazë, i vlerësojnë si të pakta, njofton Klan Kosova.
Të pamjaftueshme këto orë mësimi për dhënien e ndihmës së parë, po i konsiderojnë edhe ata që janë pajisur me leje për vozitje.
Se duhen shumë më shumë mësime të kësaj fushe, e thonë edhe doktorët.
Ndërkohë sipas ekspertëve të komunikacione në dhënien e ndihmës së parë përfshihen shumë faktorë.
E në Ministrin e Infrastrukturës, pranojnë se 4 orët e mësimit të ndihmës së parë janë të pakta.
Ndryshe sipas policisë gjatë 3 mujorit të fundit të vitit 2016, kanë ndodhur 4,194 aksidente, me 29 të vdekur.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FDoSIrnuf6E?feature=oembed]
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...