Nga 86 mije ushtarë qe ka gjithsej Greqia, “janë rreth 12 mije rekrute shqiptare ne radhët e ushtrisë greke”.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari shqiptar ne Athine, Robert Goro gjatë një lidhje live me Blendi Fevziun ne emisionin “Opinion” ne “Tv Klan”.
“Shqiptaret që nuk kryejnë shkollën e lartë, shkojnë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak ne Greqi. Djemtë qe ishin ne foto, ishin parashikuar te bëheshin pjese e Gardes se Republikës, si ata qe rrinë me fustanella ne Parlamentin e Greqisë”, tha ai, duke iu referuar fotos se rekruteve shqiptare qe pozuan ne foto me duart si shqiponje.
Gazetari Goro, tha ndër te tjera se ka kontaktuar me një nga të afërmit e njërit prej ushtarëve.
Sipas tij, të rinjtë nuk e njihnin më herët njëri-tjetrin.
Mësohet se ata janë takuar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Gardën e Republikës.
Të rinjtë kanë bërë foton në një moment pushimi për të treguar identitetin e tyre pa pasur asnjë prapaskenë që lidhej me “Shqipërinë e madhe”./Albeu/Arbresh.info
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...