Sipas një zyrtari irakian, ushtria është duke avancuar në fshatrat e mbajtura nga Shteti Islamik në veri të Mosulit.
Nënkolonel Diya Lafta thotë se trupat nga Divizioni i tij 9-të kanë avancuar në rimarrjen e fshatrave që për një kohë kontrolloheshin nga militantët e Shteti Islamik, transmeton arbresh.info.
Gjatë ditës së enjte një pjesë e madhe e fshatit Shereikhan është çliruar, megjithatë luftimet mes forcave irakiane dhe militantëve të ISIS-it kanë vazhduar.
Forcat irakiane në tetor të vitit të kaluar kanë nisur operacion masiv për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madh irakian që kontrollohet nga Shteti Islamik.
Shteti Islamik ende mban nën kontroll perëndimin e Mosulit,ku sipas OKB-së në ato zona vazhdojnë të jetojnë rreth 750 mijë civilë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...