Sipas drejtorit ekzekutiv për të Drejtat e Njeriut, Kenneth Roth, Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga roli si mbrojtës ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
“Jam shumë i shqetësuar se SHBA-ja do të humbasë zërin e saj si mbrojtëse për të drejtat e njeriut në mbarë botën”, ka thënë ai para gazetarëve në Gjenevë, transmeton arbresh.info.
Ai ka paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja të tmerrshme pasi Uashingtoni ishte një zë i rëndësishëm për shoqërinë civile.
Roth gjithashtu ka shtuar se ka frikë se qeveritë e vendeve të tjera në botë mund të përdorin mundësinë e arritjes së Trump për të goditur disidentët.
Ai ka dënuar ashpër masat e marra nga Trump, duke përfshirë kufizimet mbi refugjatët, vizat dhe emigracionin.
“Kjo nuk është shenjë e mirë për udhëheqjen amerikane mbi të drejtat e njeriut”, tha ai./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë