Për rreth 2 orë ish kreu i ERE, Sokol Ramadani ka dëshmuar në Komisionin Hetimor të CEZ të thirrur nga PD. Ramadani deklaroi se nëpërmjet praktikave jo ligjore Cez merrte energji nga KESH dhe abuzonte me tarifat. Para deputeteve ai sqaroi zanafillën e nisjes së konfliktimt mes CEZ dhe ERE.
Sokol Ramadani: CEZ nëpërmjet një taskforce që e quante NTL realizonte në mënyrë jo reale faturimet e energjisë elektrike. Në 2011 ishte periudha e thatësirës, KESH kishte importuar një sasi të madhe të energjisë që bën fjalë për 680-700 mln kë/orë. Ata nëpërmjet këtyre faturave e quanin faturim të energjisë elektrike dhe e merrnin si energji të rregulluar.
Ramadani ka sqaruar edhe vendimin e vitit 2012 të ERE për uljen e tarifës së furnizimit publik me shumicë nga 2.83 në 2.2 lek/ Kë, por sipas tij buxheti i shtetit nuk e mbulonte këtë ulje
Sokol Ramadani: 2.83 e cila ishte vendosur për KESH importi i energjisë që kishte bërë KESH-i në 2011. Ne e kemi kompensuar KESH me vlerën e energjisë të tregut.
Komisioni është përfshirë në debate pas pyetjes së deputets Blerina Gjylameti nëse ERE ka favorizuar CEZ pas ndërhyrjes së Suzana Guxhollit, këshilltare e ish-kryeministrit Berisha.
Blerina Gjylameti: Të lutem mund të më ktheni përgjigje? Janë marrë 4 vendime në favor të CEZ brenda 1 muaj, janë marrë Po apo Jo?
Sokol Ramadani: Cilat janë 4 vendimet?
Mbledhja e rradhës e Komsionit hetimor të CEZ do të zhvillohet ditën e premte.
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...