Gjyshi i Kim Jong-un, sipas raporteve të CIA-s, kishte shtuar peshë pasi hante mish qeni dy herë në ditë.
Kim-Il Sung ishte udhëheqësi i parë suprem i Koresë së Veriut dhe sundoi në vend që nga viti 1948 deri në vdekjen e tij me 1994, transmeton arbresh.info.
Sipas raporteve të fundit të CIA-s është zbuluar se ai ka kërkuar mish qeni për mëngjes dhe në mbrëmje, duke ecur në parim me një ‘besim’ popullor Korean se ‘qeni i mishit të bën burrë’.
Dokumentet zbulojnë se ai hante mish qeni të mbushur me mish pule dhe besohet se kjo ka qenë njëra ndër arsyet kryesore që ai ishte kthyer ne obez.
Dosjet gjithashtu thonë se ai ishte i fiksuar pas peshkut dhe perimeve, por ushqimi i tij i preferuar ishte mishi i qenit.
Mishi i qenit vazhdon të konsumohet edhe gjatë ditëve të sotme në Korenë e Veriut dhe gjatë vitit të kaluar lideri i vendin Kim Jong-un e ka quajtur atë ‘super ushqim’.
Vendi e promovon mishin e qenit si ‘ushqim tradicional’ dhe thotë se përmban më shumë vitamina se mishi i pulës, viçit, derrit apo ai i rosës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...