Sipas një studimi global të kryer për më shumë se 10 vjet me më shumë se 4 milionë njerëz, është gjetur se gratë pijnë alkohol po aq sa edhe burrat, gjë e cila shkakton dëme të rënda në shëndetin e tyre.
Studiuesit kanë theksuar se gratë e reja vazhdojnë të bien pre e reklamave për pijet alkoholike, ku në qendër të vëmendjes janë modele të reja, transmeton arbresh.info.
Hulumtuesit nga Universiteti Neë South Wales në Australi kanë theksuar se alkoholi te gratë krijon probleme të ndryshme shëndetësore dhe krijojnë çrregullime hormonale.
Rezultatet e 68 studimeve ndërkombëtare në mes të viteve 1891 dhe 2014 kanë analizuar ndryshimet e raporteve mes konsumimit të alkoholit nga të dy gjinitë dhe është gjetur se që nga viti 1991 gratë kanë filluar të konsumojnë alokohol më shumë se burrat.
Megjithatë, sipas ekspertëve trupi i grave nuk mund të tolerojë sasi të madhe të alkoholit, sikurse toleron trupi i burave. Gratë gjatë konsumimit të alkoholit bëhen më të shpërqendruara dhe mund të kenë probleme me shëndetësore në të ardhmen, si mendore ashtu edhe fizike./Arbresh.info
Laws: Viktimat kanë mbështetur UÇK-në, disa kanë qenë anëtar...
Konstituimi i Kuvendit, Basha mban sot mbledhje me kryetarët...
Kryeprokurorja: Kërkojmë që të akuzuarit të japin llogari dh...
Renovimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë, ngritet akta...
ZPS: Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi v...
Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura...