Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, duke iu përgjigjur pyetjeve nga anëtarët e komisionit Knesset, në lidhje me hetimet ka thënë se ‘është e lejuar që edhe kryeministri të pranojë dhurata nga miqtë’.
“Qëllimi i hetimeve është për zëvendësuar presionin e qeverisë që është duke përdorur, por kryeministri përcaktohet nga zgjedhjet dhe jo nga hetimet”, ka thënë ai, transmeton arbresh.info.
Radio izraelite Reshet Bet ka bërë të ditur se Prokurori i Përgjithshëm, Avichai Mandelblit, ka për qëllim të hetojë kryeministrin mbi çështjen “Dosja 1000”, për shkak të ‘aferave korruptive’.
I pyetur në lidhje me ndërtimet e vendbanimeve në lindje të Jerusalemit, Netanyahu tha se ligjet e ndërtimit në vend zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...