Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka deklaruar se do të veprojë me shpejtësi mbi një projekt-ligjin kshtetues që do të forcojë presidencën, nëse ky ligj miratohet nga një referendum mbarëkombëtar.
Parlamenti miratoi projekt-ligjin e reformës kushtetuese, ndërsa Erdogan duhet të miratojë projekt-ligjin para se të shkojë në referendum, shkruajnë mediat turke, transmeton arbresh.info.
Erdogan i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Madagaskar. Presidenti i Turqisë është aktualisht në një udhëtim tre ditorë në Afrikë, ku synon thellimin e marrëdhënieve në kontinent.
Gjatë takimit me Presidentin e Madagaskarit, Hery Rajaonarimampianina, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve do të mund të zhvillohet edhe më tej.
Presidenti turk ka theksuar se Turqia nuk ka vizion kolonialist ndaj Afrikës, ndërsa ka shtuar se Turqia do të krijojë marrëveshje me vendet afrikane në çdo fushë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...