Bashkëveprimi i korrupsionit dhe pabarazisë mund të jetë një ndër arsyet kryesore për rritjen e ekstremit të djathtë dhe të majtë në BE, ka paralajmëruar organizata Transparency International.
“Kur politikanët tradicionalë dështojnë për të luftuar korrupsionin, rritet vlera e njerëzve cinikë. Njerëzit kanë filluar t’u besojnë liderëve popullistë që premtojnë të luftojnë korrupsionin”, thuhet në raport, transmeton arbresh.info.
Përderisa disa vende të BE-së janë më pak të korruptuara, pjesa më e madhe e Evropës nuk është imun ndaj korrupsionit. Megjithatë, kjo organizatë shton se disa vende kanë treguar përmirësim.
Vendi më i pa-korruptuar vazhdon të mbetet Danimarka, duke lënë pas Zelandën e Re dhe Finlandën. Ndërsa në vendin e fundit nga 10 vendet më të pa-korruptuara mbetet Britania e Madhe, duke lënë pas Gjermaninë./Arbresh.info
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja