Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të respektojnë faktet, të flasë dhe veprojë me kujdës në mënyrë që të mos dëmotojë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Kinës jugore.
Në deklaratën për shtyp zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë një vend i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në çështjen e detit të Kinës Jugore. Komentet e Pekinit zyrtar vijnë si përgjigje ndaj Shtëpisë e Bardhë e cila nëpërmjet zëdhënësit Sean Spicer deklaroi se Uashingtoni do të mbrojë interesat ndëkrombëtare të vendit në detin e Kinës jugore dhe se do të ndalojë Kinën të marrë pronësinë e ishujve dhe shkëmbinjve nënurojë të rajonit.
“Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt Nansha dhe ujërat e tyre fqinje. Kina në mënyrë të vendosur përkrah sovranitetin, të drejtat dhe interesat territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe insiston në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të rëndësishme në mënyrë paqësore përmes bisedimeve me vendet e përfshira direkt në çështje, tha zëdhënësja Hua, duke shtuar se Kina do të mbrojë në mënyrë të vendosur lirinë e lundrimit sipas ligjit ndërkombëtar, paqen dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore. Shume vende në rajon prej shekujsh kanë shprehur pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore, por tensioni që pas momentit kur Kina zhvilloi veprime në terren si ndërtimi i ishujve dhe patrullimet ushtarake.
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...