Veliaj, nxënësve: Na ndihmoni për çrënjosjen e bullizmit

00:26 | 25 Janar 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sikurse çdo vit ka vlerësuar nxënësit ekselentë të Tiranës. Kryebashkiaku tha se mirënjoheja për brezat e mirë që po vijnë në të ardhmen u shkon prindërve të tyre për sakrificat që bëjnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Ndërsa kërkoi nga këta nxënës që të japin shembullin e tyre për të zhdukur fenomenin e bullizmit nëpër shkolla.

228 esklentët e kryeqytetit janë gjenerata e cila do të ketë në dorë të ardhmen e Tiranës dhe vendit. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në vlersimin që bëri për nxënësit me të gjitha notat 10, shprehu mirënjohje e falenderime për prindërit e tyre që sakrifikojnë për ta.

Veliaj: Unë besoj se kemi ardhur sot në një stad në historinë e Shqipërisë nuk duhet të bëjmë llogaritë për zgjedhjet e tjera, por për gjeneratën tjetër, që është gjenerata juaj.

Kryebashkiaku u kërkoi nxënësve më të mirë të Tiranës që edhe ata të ndihmojnë në ambientet e shkollave për zhdukjen e një fenomeni të rrezikshëm mes tyre, për çrrënjosjen e Bullizmit.

Veliaj: Unë e kam shumë të nevojshme që në shkollat e Tiranës të luftojmë bulizmin. Ne nuk duhet të diskriminojmë dike se duket ndryshe nga ne, se ka një fe ndryshe nga feja jonë, se ka një ngjyrë lëkurë të ndryshme nga ne. Ne në Tiranë jemi të hapur dhe ju inkurajoj se nëse shikoni dukuri të tilla në shkollën tuaj unë jua kërkoj personalisht që të investoheni se nëse keni shkolla të mira, e nëse në shkollë respektohet secili që është ndryshe nga ne edhe në Tiranë respektojmë secilin që është ndryshe nga ne.

Shpërndaje në rrjete sociale