Policia e Shtetit nuk ka një shifër të saktë të armëve ilegale në duart e qytetarëve, por thotë se procesi i dorëzimit vullnetar po ecën me ritme të kënaqshme.
“Rreth 40 deri në 50 për qind të armëve janë rikthyer në depot e shtetit. Një pjesë e armëve kemi informacione se janë trafikuar, ndërsa një pjesë tjetër janë dëmtuar gjatë periudhës mbi 10-vjeçare që kanë kaluar. Nëse shohim mesatarisht, gjatë këtyre ditëve kemi patur 6 deri në 8 armë në ditë. Vetëm në 24 orët e fundit ka patur 15 armë”, deklaron Albert Dervishaj, drejtor i Rendit Publik.
Por në komisariatet e policisë nuk po dorëzohen vetëm armë që kanë dalë nga depot e ushtrisë në vitin 1997.
“Kemi pasur një rast këto ditë, kur është dorëzuar një pistoletë amerikane me silenciator në mënyrë vullnetare nga një shtetas. Nuk është armë e vitti ’97, gjë që tregon se njerëzit janë përpjekur të sigurojnë armë të ndryshme, sidomos ata që kanë patur konflikte apo problematika të tjera”, thotë Dervishi.
Aminista për dorëzimin e armëve ka hyrë në fuqi prej një jave dhe do të zgjasë deri më 30 prill.
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...