Rusia, Irani dhe Turqia kanë rënë dakord që të forcojnë armëpushimin e brishtë në Siri gjatë bisedimeve në Astana, por zgjidhja e qëndrueshme politike duket larg zgjidhjes edhe pas dy ditë bisedimesh mes Damaskut dhe rebelëve.
Tre sponsorët kryesorë të bisedimeve në Astana kanë njoftuar për krijimin e një mekanizmi trepalësh për të vëzhguar dhe për të siguruar pajtueshmëri të plotë të armëpushimit, transmeton arbresh.info.
Tre fuqitë gjithashtu janë pajtuar që grupet rebele të armatosura duhet të marrin pjesë në raundin e ri të bisedimeve të paqes që pritet të mbahet në Gjenevë në muajin e ardhshëm.
“Nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin sirian dhe kjo mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi politik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Rusisë, Iranit dhe Turqisë.
Dy ditët e takimeve në Astana, ku është mënjanuar Perëndimi, ishin kryesisht iniciativë e Kremlinit, e cila gjatë konfliktit të Siri i kishte ardhur në ndihmë Presidentit sirian, Bashar al-Assad./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...