Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, sekretari, Bilall Sherifi, e anëtarë tjerë të kryesisë sot kanë zhvilluar takim me strukturat udhëheqëse të partisë në Kaçanik dhe Shtime.
Në njoftim për media të kësaj partie thuhet se në Kaçanik por edhe në Shtime u fol rreth gjendjes aktuale në Kosovë, sfidat e ardhshme të vendit, gjykatën speciale por gjithashtu edhe për organizimin e strukturave të NISMA-s në këto dy komuna.
Gjatë takimit, Krasniqi tha dhe njëherë se themelimi i Gjykatës Speciale mund të dëmtojë sovranitetin e Kosovës.
Takimet e zhvilluara në Kaçanik dhe Shtime, janë në vazhdën e takimeve që udhëheqësit e NISMA-s për Kosovën, janë duke zhvilluar me strukturat e NISMA-s nëpër gjithë vendin./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...