Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, përmes një njoftimi për media ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Administrative, duke i cilësuar vendimet e saj mbi çështjen e 21 janarit të argumentuara drejtë, ku u pranuan paditë e familjarëve e të vrarëve të 21 janarit, vendim që u pasua nga vendimi i Këshillit të Ministrave për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave.
Në deklaratë theksohet se kërkimi i dëmshpërblimit është vetëm një prej aspekteve të ndjekura nga ekspertët e “ResPublika” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, transmeton Top Channel.
Ndërkohë thuhet në njoftimin për shtyp, paralelisht vijon ndjekja e dy çështjeve të nisura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, vendimet e të cilës pritet të dalin shpejt. Në këtë proces palët kanë goditur mënyrën e hetimit dhe të gjykimit penal.
Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, thekson se ky proces vlen si histori suksesi e shoqërisë civile që nuk u ndal derisa u bë e mundur dhënia e drejtësisë në proceset civile, ndërsa shpreson në një vendim të drejtë nga Gjykata Evropiane për shkeljet e konstatuara në procesin penal./Arbresh.info
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...