Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe dhjetra tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi me bombë në një treg në veri-perëndim të Pakistanit.
Besohet se më shumë se 50 njerëz janë plagosur në sulmin e ndodhur në kryeqytetin rajonal Kurram të zonës Parachinar, transmeton arbresh.info.
Disa nga të plagosurit u dërguan në spital në Parachinar, ndërsa të tjerët u dërguan në spitalet në Peshavar, kryeqyteti i provincës veri-perëndimore Khyber Pakhtunkhëa, pasi spitalet lokale kanë mungesë të kapaciteteve për marrjen e emergjencave të tilla.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi, Lashkar-e-Jhangvi, të cilët veprojnë me talibanët.
Sulmi ndodhi në një zonë me popullsi të lartë Shiite, dhe gjatë viteve të fundit kjo zonë ka përjetuar sulme të mëdha.
Qyteti Parachinar është përballur me sulme të ngjajshme që nga viti 2014./Arbresh.info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...