
A collapsed building is seen in Tehran, Iran. Tasnim News Agency/Handout via REUTERS
Ekipet e shpëtimit në Iran kanë larguar tri trupa nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Teheran që u shkaktua si pasojë e një zjarri.
“Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet nëpër rrënoja për të nxjerrë trupat, por shpresat për të mbijetuar vetëm sa vijnë e zbehen”, ka thënë shefi i departamentit të zjarrfikësve në Teheran, transmeton arbresh.info.
“Numri i përgjithshëm i atyrë që kanë mbetur nën rrënoja, duke përfshirë edhe zjarrëfikësit, është 25”, ka shtuar ai. “Deri me tani vetëm tre trupa janë nxjerrë jashtë rrënojave.”
Zyrtarët kanë thënë të premten se 25 njerëz janë ende të pagjetur pas shembjes së ndërtesës 17-katëshe të enjten.
Menaxherët e ndërtesës kanë injoruar paralajmërimet e përsëritura për standardet e dobëta të sigurisë dhe të strukturës së dobët të ndërtesës, ka thënë kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf./Arbresh.info
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...