Rreth 3 mijë persona janë mbledhur të shtunën në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Koblenz, për të protestuar kundër takimit të euroskeptikëve.
Aktivistët kanë mbajtur në duar postera në të cilat shkruhej “Ai që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë’ dhe kanë brohoritur duke akuzuar politikanët e ENF-së si nazistë, raportojnë mediat vendase, transmeton arbresh.info.
Një grup tjetër i aktivistëve gjithashtu kanë qëndruar të ulur para ndërtesës ku është duke u zhvilluar takimi.
Rreth 1000 forca policiorë janë duke e monitoruar protestën.
Takimi është duke u ndjekur edhe nga Marine Le Pen, nga bashkë-themeluesi i AfD, Faruke Petry, holandezi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, dhe nga kreu i ‘Lega Nord’, Mateo Salvini./Arbresh.info

Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal