Inspektoriati Teknik Shtetëror ka arritur në konkluzionin se vdekja e nënës së re 29-vjeçare nga zjarri i rënë në ashensor është pasojë e mungesës së standarteve të sigurisë. Në raport thuhet se zjarri u shkaktua nga vaji i ashensorit.
“Në pallatin ‘Eni’ shpk, Shkalla 1 (Nga veriu), rruga “Muhamet Deliu” Qesarakë, rreth orës 09:48 ka marrë zjarr depozita e vajit të ashensorit hidraulik e cila ndodhej brenda kafazit të ashensorit. Zjarri i rënë ka dëmtuar kabinën e ashensorit dhe pastaj ka shkaktuar vdekjen e një banoreje të këtij pallati. Kabina ndodhej e pozicionuar në katin e parë dhe kishte edhe ajo në brendësi material konstruktiv të djegshëm. Nga kontrolli i rrjetit elektrik tek dy box-et kolektiv rezultoi se nuk kishte asnjë rënie automati monofazor që i përkiste familjarëve. U konstatua se ishte në pozicionin e ulur (i stakuar) automati trefazor i ambienteve të përbashkëta nga i cili furnizohej me energji elektrike ashensori hidraulik i pallatit. Shkak i zjarrit është kryesisht instalimi i depozitës së vajit brenda kafazit të ashensorit hidraulik por kjo gjendje nuk do të influencohej nëse nuk do të shoqërohej edhe nga moslejimi i rrjedhjeve të vajit, mospastrimi i vajit të rrjedhur dhe i papastërtive në fundin e kafazit të ashensorit. Nuk ka funksionuar ndonjë skemë lajmërimi për dëmtimin e ashensorit sipas kërkesave dhe standardit për ashensorët. Pasojat për jetën, dëmtimi i pajisjeve dhe mjedisit janë:
-Një banore e pallatit ka humbur jetën
-Ashensori i shkallës është dëmtuar në elementet e tij që influencoheshin nga flakët
-Të gjitha hyrjet deri në katin e katërt janë bërë me blozë dhe banorët e hyrjeve përkatëse janë traumatizuar e kanë vështirësi në frymëmarrje.”, thuhet në njoftimin e plotë të ISHTI-së.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...