Portali “Mësues për Shqipërinë”, sipas Ministres së Arsimit Lindita Nikolla ka shamngur korrupsionin dhe emerimet politike në sistem. Nikolla ka zhvilluar një takim me mësuesit e punësuar nëpërmjet këtij portali, ndërsa ka theksuar se tashmë gjithkush merr atë që meriton.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një takimi me mësues të punësuar nga portali ‘Mësues për Shqipërinë’, tha se ky sistem shmangu korruspionin dhe emërimet partiake.
Sipas Nikollës jan rreth 340 mësues të punësuar nëpërmjet portalit, ku asnjërit nuk i është dashur të kalojë nga zyra e Drejtorit të DAR për të treguar teserën e partisë apo zarfin e korrupsionit për tu punësuar në arsim.
Nikolla: Gjetëm afro 3 mijë mësues që ose ishin pa arsimin përkatës, ose jashtë profilit në të gjitha shkollat e vendit. Mësues që për një arsye ose tjetër detyroheshin të dilnin para nxënësve të tyre në një profil që nuk ishte profili në të cilin ata kishin studiuar apo ishin licensuar.
Portali “Mësues për Shqipërinë”, tha ministrja Nikolla, në këto dy vite ka mundësuar që çdo mësues të marrë atë çfarë realisht meriton.
Nikolla: Kishim vendosur për të kthyer një histori të re në respekt të meritës dhe figurës së mësuesit, sigurisht ju referuam standarteve dhe përvojave më të mira botërore duke kthyer në një sistem të ri transparence dhe merite edhe proçesin e punësimit të mësuesve.
Ditën e shtunë, mësues nga i gjithë vendi do të testojnë dijet e tyre në portalin ‘Mësues për Shqipërinë”.
Në qytetin e Tiranës me anë këtij portali janë punësuar rreth 181 mësues.
Varroset Jahja Mustafa, babai i Calit
Sveçla dorëzon çelësat e objektit të ri të Agjencionit të Re...
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...