Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump.
Ai ka publikuar foto nga ceremonia në të cilën shoqërohej edhe nga zëvendëskryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Meta u ftua në cëremoninë zyrtare nga drejtuesit republikanë të Kongresit dhe Senatit.
Më herët, në vijim të axhendës së takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce.
Pasi e falënderoi për ftesën, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e uroi z. Ed Royce për rizgjedhjen e tij.
Meta në takim theksoi rëndësinë e një partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke nënvizuar se: “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj me SHBA-të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri”.
Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce ndau bindjen e përbashkët me z. Meta se aleanca solide SHBA-Shqipëri duhet forcuar më tej në përballje të sfidave të përbashkëta globale e rajonale. /oranews/Arbresh.info


Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...