ISIS shkatërron një pjesë të amfiteatrit romak në Palmira

11:52 | 20 Janar 2017
Trina Galanxhi

Militantët nga Shteti Islamik kanë shkatërruar një pjesë të amfiteatrit romak në qytetin e lashtë të Palmiras.

Fasada e amfiteatrit e që daton nga shekulli i dytë, është shkatërruar, raportojnë mediat shtetërore, transmeton arbresh.info.

Xhihadistët kanë rimarrë nën kontroll vendin e arkeologjik që është edhe pjesë e UNESCO-s.  Palmira është mbajtur nën kontrollë nga Shteti Islmaik për dhjetë muaj, deri në mars të vitit të 2016, kur focat qeveritare arritën të largojnë militantët nga qyteti i lashtë, megjithatë, pas pak muajsh, ISIS ka kthyer kontrollin në një pjesë të Palmiras.

Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar disa monumentet të trashëgimisë kulturore në Palmira, para se forcat qeveritarë të ndihmuara nga sulmet ajrore ruse ta merrnin kontrollin e qytetit.

Shefi sirian i antikiteteve, Maamoun Abdulkarim, për Reuters e ka konfirmuar shkatërrimin e fundit, por nuk janë dhënë detaje se kur saktësisht ka ndodhur shkatërrimi.

Të enjten është raportuar se në amfiteatrin e Palmiras militantët e ISIS-it u kanë hequr kokën tetë personave. Katër nga vrasjet janë kryer në amfiteatër, ndërsa katër personat tjerë janë vrarë në një muze në afërsi të zonës arkeologjike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale