Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, Lulzim Basha tha se ndodhej në Uashington me ftesë të kongresmenëve republikanë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit dhe aktivitetet e tjera që pasojnë marrjen e detyrës nga Donald Trump.
“Unë jam ftuar në ceremoninë e inaugurimit, në ceremonitë e tjera festive me rastin e inaugurimit nga anëtarë të republikanëve në Kongresin amerikan. Dje kam qenë i ftuar i senatorit Ted Cruz. Për ceremoninë e inaugurimit kam ftesë të përbashkët nga kryetari i Komisionit e Jashtëm për Europën i Kongresit dhe nga bashkëkryetari i Komisionit për OSBE-në. Pra dy kongresmenë të njohur amerikanë dhe po kështu kam një numër ftesash nga kongresmenë dhe senatorë të Partisë Republikane për disa nga aktivitet e tjera që realizohen gjatë inaugurimit të Presidentit Trump. Pra, ftesat janë ftesa, nuk janë bileta”, tha ai.
Basha foli edhe për kërkesën kryesore të opozitës për zgjedhjet e qershorit; votimin dhe numërimin elektronik.
“Më 17 maj PD e ka zyrtarizuar kërkesën dhe i kemi shkruar ODIHR ku kemi kërkuar zyrtarisht mazhorancës votimin elektronik. Detyra e OSBE-së është që shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është detyra kryesore edhe e opozitës, duhet të jetë detyrë kryesore edhe e mazhorancës dhe cdokujt që i dhimbset Shqipëria, çdo shqiptari dhe miqve tanë!”, deklaroi kreu i PD.
Matoshi i drejtohet opozitës: Feriden s’pe dojnë, a di kush ...
Musliu: Kosova nuk ka nevojë për Feride që heshtin përballë ...
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të dety...
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...