Agjensia e lajmeve BBC ka raportuar se trupat ushtarake të Senegalit tashmë kanë hyrë në Gambia, për të mbështetur presidentin Adama Barrow.
Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i ushtrisë së Senegalit, transmeton arbresh.info
Ndërhyrja e trupave ushtarake është bërë pasi presidenti Barrow e ka bërë betimin në ambasadën e Gambisë, në kryeqytetin e Senegalit.
Megjithatë, dikatori Yayha Jammesh, i cili erdhi në pushtet në vitin 1994 pas një grush shteti, refuzon të largohet nga posti. Në fillim ai e ka pranuar humbjen, por më pas ka deklaruar se votat janë manipuluar.
Adama Barrow është një ish-biznismen dhe manjat i pronave të patundshme. Ai u zgjodh si kryetar i koalicionit të partive opozitare në Gambia./Arbresh.info
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit