Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debatin që u zhvillua sonte në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të LVV-së, tha se ndaj Vetëvendosjes janë përdorur forcat policore, policia më elite FIT.
“Mbaj mend si më arrestuan mua, me Njësi antiterror dhe më dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Llapit dhe më liruan për tri javë e gjysmë. Si është e mundur kjo? Vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin më liruan, menjëherë. Andaj, si mos të jetë kjo drejtësi e seleksionuar. Sulmet dhe vrasja e heroit Enver Zymberi, nuk janë quajtur sulme terroriste. Dy herë në dy dhomat e dëshmive në polici ka pasur vjedhje, dhe asnjë herë nuk janë zbuluar rastet dhe gjykuar”, tha Kurti.
Ai po ashtu pyeti se përse, nuk ka gaz lotsjellës sot këtu në Kuvend? Sepse ka vdekur “zajednica”. “Ne nuk hedhim gaz lotsjellës pa e pru ju këtu zajednicën dhe demarkacionin”, tha Kurti
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...
“Qetësohu JLO, mua nuk mundesh të më mashtrosh”, Dolce i kth...
DHTIK: Bllokada e Ligjit për Pronën Publike kërcënon biznese...