Fytyra është pasaporta e pare me të cilën prezantohemi. Sado që trupi ynë është i organizuar si një tempull ku çdo pjesë ka rëndësinë e tij. Fytyra mbete gjëja e parë që shohim tek një person.
Regjimi ushqimor, kontakti i fytyrës me faktorët e jashtëm, papastërtitë e ambientit, të gjitha këto ndikojnë në shëndetin e fytyrës sonë.
Por mesa duket shfaqja e akneve në zona të caktuara të fytyrës paralajmëron edhe problematika të caktuara.
Informohuni në artikullin e mëposhtëm dhe përpiquni të merrni masat e duhura.
• Aknet në mjekër, nofull dhe qafë tregojnë ardhjen e ciklit menstrual. Hormoni i testosteronit pëson shumë luhatje gjatë kësaj periudhe dhe bën që gjëndrrat të mbiprodhojnë vaj. Për rrjedhojë poret e fytyrës mbyllen dhe shfaqen aknet.
• Hapësira mes hundës dhe ballit formon edhe zonën T të fytyrës. Aknet e shfaqura në këtë zonë krijohen si pasojë e stresit të akumuluar gjatë ditës.
• Edhe në zonën anësore të fytyrës rrëzë flokëve , njohur ndryshe si tëmthat e fytyrës, shfaqen akne. Kjo gjë ndodh nga veprimi i produkteve larës të flokëve. Kur të lani fytyrën, masazhojeni butësisht dhe bëni skrub të vazhdueshëm gjer në rrënjë. Nëse aknet bëhen problem, përdorni një tonik ditor për flokët.
• Aknet në faqe: Duart e pisëta apo mbështejtja e vazhdueshme e smartphone-it tuaj në faqe është arsyeja kryesore që çon në shfqjen e akneve në këtë zonë. Bakteret mbyllin poret dhe bllokojnë ajrosjen e fytyrës.
• Edhe në zonën përreth gojës shfaqen akne. Ushqimet me përmbajtje acide si limoni apo uthulla mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë inflamacion. Kurse ushqimet yndyrore si patatet e skuqura bllokojnë poret e lëkurës.
• Aknet në gjoks dhe në shpinë. Reçipetat e gabuara apo materiali i papërshtatshëm i veshjeve
çojnë në shfaqjen e akneve.
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...
Ngadhnjim Arrni, emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Pr...
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...