Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvend për arrestimet e aktivistëve të LVV-së, tha se edhe ky debat është ndërhyrje në institucionet e drejtësisë.
“Paraqitja e mocionit është drejtë, por teksti është tejet i një anshëm”, tha Beqiri dhe shtoi se nuk mund të mohojmë faktin se Qeveria është djegur disa herë nga aktivistë të tyre me koktej molotovi.
“Disa herë edhe kryeministri është sulmuar, në kuvend dhe në shtëpi. U sulmuan ministra, zv.ministra dhe të tjerë, u thyen vetura. Realisht në oborr timin më është djegur vetura zyrtare. Edhe unë jam i pa kënaqur që nuk është zbuluar deri më tash rasti im, por nuk jam ai që e nguti procesi. Tërë atë qe kemi përjetuar me muaj, nuk mundem ta përshkruaj të tërën. Sjellja e opozitës, e deputetëve ka qenë tejet e keqe dhe i ka dhënë një imazh tepër të keq vendit. Këto rezolutë nuk e përkrahim, sepse është ndërhyrje në institucionet e drejtësisë”, tha Beqiri
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Ministri Demo me Kryeministrin Rama në Uashington, marrin pj...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...