Pentagoni thotë se 80 luftëtarë të grupit militant, Shteti Islamik (IS), janë vrarë nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara në dy kampe terroriste në Libi.
Sekretari i mbrojtes, Ashton Carter, tha sot se shumica prej këtyre militantëve në mënyrë aktive po planifikonin sulme terroriste.
“Ata sigurisht se janë njerëz që në mënyrë shumë aktive bënin komplot për operacione në Evropë dhe mund të kenë qenë, po ashtu, të lidhur me disa sulme që tashmë kanë ndodhur në Evropë”, tha sekretari Carter, duke shtuar se të dhënat ishin të bazuara në raportet e para.
Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se në shënjestër të sulmeve të ndërmarra gjatë natës, ishin militantët e Shtetit Islamik, që ishin larguar nga baza e tyre Sirte në vitin 2016, kur ky qytet ishte çliruar nga forcat e Libisë, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.
Peter Cook tha se militantët kishin ngritur kampe në shkretëtirë, afro 45 kilometra në jugperëndim të Sirtes, me qëllim që të organizoheshin atje dhe se ata “paraqisnin krcënim të sigurisë për Libinë, rajonin dhe interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...