Të miturit në Francë nuk do të pengohen që të shikojnë filma me përmbajtje seksuale, ka theksuar Ministria e Kulturës.
Sipas raportit të ministrisë është vendosur që të liberalizohen ligjet vendore në klasifikimet e filmave, transmeton arbresh.info.
Ministri francez i Kulturës Audrey Azoulay do të lëshojë një dekret zbutjen e kritereve për ndalimin e filmave për ata nën moshën 18 vjeç sa më shpejt. Deri me tani, sipas një dekreti të vitit 2003, filmat me skena erotike dhe me skena të dhunshme seksuale kanë qenë të ndaluara.
“T’ju ndalohet shikimi i filmave fëmijëve nën moshën 18 vjeç është e pakuptimtë”, ka thënë Joel Chapron, konsulent në Festivalin e Kanës.
“Shoqëri prej kohësh e ka tejkaluar kinemanë. Nëse të rinjtë bëjnë dashuri në jetën e vërtetë, është e pakuptimtë tu ndalohen filmat,” shtoi ai.
Ministria e Kulturës në Francë ka deklaruar se gjatë muajit të ardhshëm do t’i jepet fund këtij dekreti.
“Ndalimi i filmave me përmbajtje seksuale për fëmijët nën moshën 18 vjeç do bie automatikisht, por do të behet kujdes me skenat e seksit dhe të dhunës që mund të ofendojnë ndjeshmërinë e të miturve”, thuhet në deklaratën e ministrisë./Arbresh.info
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...