Manfred Weber, udhëheqësi i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian,ka sulmuar Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, duke e quajtur palaço.
Në një intervistë për BBC, eurodeputeti gjerman, tha se Johnson e ka dëmtuar kredibilitetin e qeverisë britanike, transmeton arbresh.info.
Johnson u fut në telashe gjatë kësaj jave, kur këshilloi Francën që të mos ‘përdorë metoda naziste’ me Britaninë pas Brexit.
“Mëqe Britania është në prag të largimit nga BE-ja, Londra ka problem të madh. S’ka as Berlini, as Parisi dhe as Roma. Secila nga këto vende e sheh rrezikun që mund t’i kanoset nëse del nga BE-ja”, tha ai.
Në lidhje me deklaratën e May për kryesimin e tregut të lirë nga Britania, Weber tha se ‘kjo ka qenë ide e BE-së dhe kjo është ajo që britanikët e kanë kërkuar gjithmonë’.
“Kjo është ide e Evropës”, shtoi ai.
Ai shtoi se Parlamenti Evropian është i gatshëm për një marrëveshje të drejtë, por jo pa e vënë në diskutim se cila është e drejta./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim