Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka deklaruar se bisedimet për paqe që priten të mbahen në javën e ardhshme në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, do të përqendrohen në zbatimin e një ndërprerje të armiqësive.
Bisedimet e inciuara nga Rusia, Irani dhe Turqia do të fillojnë të hënën dhe pritet të zgjasin më pak se një javë, transmeton arbresh.info.
Gjatë një interviste për televizionin japonez TBS, Assad ka theksuar se ndalja e luftimeve do të jetë prioritet.
“Unë besoj se ata do të përqendrohen, në arritjen e armëpushimit”, ka thënë Assad. “Kjo do të thotë mbrojtje e jetës së njerëzve dhe do të thotë arritje e ndihmave humanitare nëpër zona të ndryshme.”
Moska dhe Ankaraja kanë arritur të ndërmjetësojnë një armëpushim në mes të forcave të Assadit dhe luftëtarëve rebelë në muajin e kaluar, por në javën e fundit ka eskaluar situata.
I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, javën e kaluar ka deklaruar se armëpushimi nuk ka sjellë asnjë qasje shtesë për dërgimin e ndihmave humanitare./Arbresh.info
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...