
Iran’s Foreign Minister Mohammad Javad Zarif
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se vendi i tij është kundër pjesëmarrjes së SHBA-ve në lidhje me bisedimet e paqes për Sirinë.
“Ne nuk i kemi ftuar Shtetet e Bashkuara dhe ne jemi kundër pranisë së tyre në bisedimet e paqes për Sirinë në Kazakistan”, tha ai, transmeton arbresh.info.
Vërejtjet erdhën pasi Zarif dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov shkëmbyen mendime mbi bisedimet e paqes për Sirinë.
Pas përpjekjeve intensive diplomatike me Rusinë, Turqinë dhe Iranin, qeveria siriane dhe grupet opozitare kanë arritur një marrëveshje për armëpushim në fillim të këtij muaji.
Takimi për paqe në Siri pritet të mbahet në Astana, Kazakistan me 23 janar.
Rusia dhe Turqia kanë ftuar Shtetet e Bashkuara për t’u bashkuar në këto bisedime./Arbresh.info
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit
Dallavere me vota, Prokuroria nis intervistimet në Drenas