Qeveria gjermane synon të mbajë zgjedhjet e përgjithshme me 24 shtator të këtij viti.
Një zyrtar gjerman, duke folur në kushte anonimiteti, ka konfirmuar se Kabineti do të vendosë të mërkurën të propozojë datën presidentit Joachim Gauck, i cili duhet të miratojë atë, transmeton arbresh.info.
Data në fillim është raportur nga e përditshmja gjermane Ruhr Nachrichten, e cila tha se propozimi për të mbajtur zgjedhjet me 17 shtator është tërhequr.
Zgjedhjet priten të jenë të ashpëra, pasi pritet që Alternativa Nacionaliste për Gjermaninë, apo AfD, pritet të hyjë në parlamentin kombëtar. Partia AfD pritet të zhvillojë fushatën e saj anti-emigrantëve.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të konkurojë për një mandate të katërt. /Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit