Sipas Scott, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe do të inkurajojnë Serbinë dhe Kosovën për të kërkuar mundësi përparimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.
“Ata të dy u pajtuan që të vazhdojnë kontaktet ndërsa ambasadori u shpreh se baza e re për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve do të zhvillohet”, thuhet në deklaratën për medie.
Ndërsa Nikoliq, ka shprehur pikëpamjet e tij mbi nevojën për të ndërtuar marrëdhënie të forta edhe në të ardhmen, pavarësisht nga qëndrimet e të dyja vendeve për statusin e Kosovës.
Ambasadori vlerësoi përparimin e Serbisë në fushën e stabilitetit ekonomik duke iu referuar katër kapitujve në procesin e anëtarësimit në vitin 2016 dhe rikujtoi se rreth 16 mijë njerëz punojnë për kompanitë amerikane në Serbi.
Ish-udhëheqësi i Koresë së Jugut, Yoon dënohet me burgim të ...
Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjenti...
Aksidentohet eskorta e kryeministrit të Malit të Zi
Modi: Inteligjenca Artificiale është fuqia transformuese e I...
Hetime për telefona në Paraburgimin e Hajvalisë, intervistoh...
Pas reagimeve të ashpra mbi lidhjet me Epstein, Bill Gates a...