
Italian Foreign Minister Angelino Alfano attends a news conference at the Quai d'Orsay in Paris, France, December 20, 2016. REUTERS/Charles Platiau
“Rusia është një partnere dhe liderët ndërkombëtarë duhet të konsiderojnë të ftojnë atë në samitin vjetor të vendeve të industrializuara”, ka thënë Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano.
Duke kërkuar për mundësi të mira të marrëdhënieve mes Italisë dhe presidentit të zgjedhur në SHBA, Donald Trumo, Alfano tha se ‘bota duhet të mirëpresë përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Rusisë”, transmeton arbresh.info.
Ai gjithashtu theksoi se Roma është e hapur për të rishikimin e rolit global të NATO-s.
Rusia ka qenë pjesëmarrëse në G8, dërisa ajo u pezullua në vitin 2014, pasi aneksoi Krimenë.
“Me Rusinë ne i diskutojmë të gjitha krizat delikate ndërkombëtare. Kjo është e vërtetë, prandaj duhet të konsiderojmë të kthejmë atë në G8”, tha ai në parlamentin italian.
Në lidhje me deklaratën e Trump për shpërbërjen e NATO-s, Alfano tha se ‘dikush edhe mund të kritikojë Trumpin, por është e qartë se NATO është përqendruar në lindje, përderisa kërcënimet vijnë nga jugu.’/Arbresh.info
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...