Një prokuror në Korenë e Jugut po kërkon arrestimin e trashëgimtarit të markës prestigjoze “Samsung”, Lee Jae yong, i akuzuar për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rremë.
Çështja lidhet me të njëjtin skandal ku ishte përfshirë edhe presidentja e vendit, Park Geung-hye. “Samsung” akuzohet se ka dhënë donacione për organizata jofitimprurëse të menaxhuara nga një e afërt e presidentes Park, në këmbim të favoreve qeveritare.
Tashmë i takon Gjykatës së Rajonit Qendror të Seulit të vendosë nëse do të lejojë apo jo lëshimin e urdhër-arrestit. Nëse kjo ndodh, Lee do të jetë drejtuesi i parë që do të arrestohet në lidhje me skandalin.
Aktualisht ai është nënkryetar i “Samsung Electronics”, por që kur babai i tij Lee Kun-hee pësoi një atak kardiak në vitin 2014, ai konsiderohet de fakto bosi i të gjithë konglomeratit. Javën e kaluar Lee u mor në pyetje për më shumë se 20 orë në zyrën e prokurorit në Seul.
“Samsung” është kompania më prestigjoze e Koresë së Jugut dhe shitjet e saj janë të barazvlefshme me një të pestën e GDP-së së vendit.
Një zëdhënës i prokurorit deklaroi se, zyra e tij është në dijeni të faktit se arrestimi i zotit Lee mund të dëmtojë grupin, “por në një kohë kur gjendja ekonomike e vendit është më e rëndësishme, drejtësia ka përparësi”./tch/Arbresh.info
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...