
Riot Police stand on Plaza del Sol in central Madrid on December 30, 2016. / AFP / CURTO DE LA TORRE (Photo credit should read CURTO DE LA TORRE/AFP/Getty Images)
Autoritetet në San Sebastian kanë arrestuar një terrorist të dyshuar i cili ishte edhe qeliza e rekrutimit të xhihadistëve, ka njoftuar Ministria e Brendshme në Spanjë.
I dyshuari, shtetas maroken, i cili ka jetuar në Spanjë, dyshohet se ka zgjedhur njerëzit në nevojë, i ka indoktrinuar dhe i ka dërguar drejt Turqisë, transmeton arbresh.info.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme në Spanjë, ai ishte’ shumë aktiv në rekrutimin e të rinjve për në Shtetin Islamik’, ndërsa kanë theksuar se rekrutimet janë bërë kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe se pre e tij kanë ranë njerëzit emocionalisht të paqëndrueshëm.
I dyshuari ishte i lidhur ngushtë me një tjetër terrorist që u arrestua në Strasbourg në muajin nëntor të vitit të kaluar./Arbresh.info
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...