Komisioni Disiplinor i komunës së Ferizajt para 6 muajve kishte marrë një vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës drejtorit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbrit”, Shemsi Heta, nën arsyetimin se kishte bërë disa shkelje ligjore gjatë punës së tij si drejtor i kësaj shkolle.
Ky vendim i komisionit disiplinor po duket se nuk ka qenë i drejtë nga fakti se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marr një vendim i cili shfuqizon vendimin e komisionit komunal për ankesa, duke aprovuar kështu edhe ankesën e drejtorit Heta.
Vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës njëherësh e obligon kryetarin e komunës së Ferizajt që në afat prej 15 ditësh ankuesin ta kthej në vendin e punës drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Arbrit”.
Drejtori Shemsi Heta, i cili gjatë tërë kësaj kohe nuk kishte reshtur së kërkuari drejtësi për rastin e tij, të enjten është ndjerë më i relaksuar. Ai me kënaqësi thotë se më në fund drejtësia ka triumfuar dhe se lidhur me rastin në pyetje kanë qenë motive tjera e jo ato profesionale.
“Sot isha në shkollë dhe këtë vendim ia komunikova edhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj shkolle. Po pres që brenda afatit të paraparë nga ky vendim të jem prapë drejtues i kësaj shkolle”, thotë Heta.
Në anën tjetër edhe zyrtarë nga zyra e Personelit të komunës së Ferizajt, thonë se vendimin e Këshillit Mbikëqyrës e kanë marrë para dy ditësh dhe se janë në fazën e analizës së tij dhe se ky vendim e ka një afat për implementim.
Shefi i Zyrës së Personelit, Isuf Salihu, shpjegon se kryetari do ta respektojë afatin ngase sipas tij askush nuk është mbi ligjin.
“Megjithatë është vendim i Këshillit, është vendim përfundimtar i procedurave administrative, ka afat për implementim 15 ditë. Ndërsa të drejtën për përdorim të mjeteve të jashtëzakonshme juridike në gjykatë ne e kemi, por që ankesa ose përdorimi i mjetit të jashtëzakonshëm juridik në gjykatë nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi”, thotë Salihu.
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...