Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjruiq ka paralajmëruar se në Bruksel do të diskutohet edhe Ura kryesore e Ibrit e cila vazhdon të jetë e bllokuar me barrikadën tash të njohur emrin cinik “park paqeje”.
“Ka paralajmërime se do të bisedohen edhe çështje të tjera, si energjetika e cila nuk ka përfunduar”, ka thënë ai, njofton B92.
Gjuriq, i cili ka qëndruar në Mitrovicë, ka thënë se më 29 maj në Beograd do të mbahet një konferencë e Qeverisë së Serbisë dhe Zyrës së tij në të cilën do të flitet për zhvillimin ekonomik të mjediseve serbe në Kosovës
Ai në Mitrovicë ka biseduar me kryetarët e katër komunave të veriut, me ata që Beogradi i quan kryetarë të përkohshëm të organeve komunale, me përfaqësuesin e Civilian Zashtites dhe me ministrin për Administrim Lokal në Qeverinë e Kosovës Lubomir Mariq.
Gjatë takimit ai ka theksuar se nga Brukseli kanë marrë sinjale serioze se në gjatë javës së ardhshme mund të thirret takimi Asociacionin serb të Komunave.
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...