Autoritetet maqedonase ende nuk ua kanë dorëzuar familjarëve kufomat e të vrarëve që më 10 maj u vranë në Kumanovë.
Një zyrtar i Ambasadës së Kosovës në Shkup ka thënë për KosovaPress se familjarët dhe zyrtarë të MPJ-së janë duke pritur para morgut në Shkup për t’u dhënë një përgjigje.
Ky zyrtar nuk di për ndonjë afat se kur mund të dorëzohen kufomat e të vrarëve por që sqaron se ende janë duke pritur.
Ndryshe sot në Shkup kanë shkuar familjarë, zyrtarë të MPJ-së si dhe përfaqësues nga Mjekësia Ligjore e Kosovës për të marrë trupat.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu jka thënë se të vrarëve do t’u bëhet obduksioni edhe në Kosovë nëse këtë e kërkojnë familjarët.
Ndryshe në përleshjet e 9 majit në Kumanovë janë vrarë nëntë shtetas të Kosovës.
Xhafer Zymberi, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Samid Kastrioti dhe Turgaj Gashi.
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...