Momente tensioni përpara Prefekturës së Firences: një grup prej 50 personash, emigrantë që jetonin në kapanonin që u përfshi nga flakët në Sesto Fiorentino, së bashku me disa përfaqësues të të drejtave të njeriut, kanë tentuar të hyjnë në ndërtesë dhe janë zmbrapsur nga forcat e rendit të cilët ishin të veshur me uniforma kundër protestave.
Të paktën një person mes manifestuesve ka mbetur i lënduar.
Emigrantët që jetonin në një kapanon, ku humbi jetën një ekstra-komunitar, janë strehuar për momentin në pallatin e sportit të Sesto Fiorentinos.
Protesta, siç shpjegojnë ata, do të vijojë deri sa të gjendet një zgjidhje dinjitoze për njerëzit që kanë qenë të strehuar në kapanon. “Kemi kuptuar, – lexohet në një letër-protestë, – se zyra e prefekturës shërben vetëm për interesa biznesi. Kjo është e papranueshme dhe aspak gjë e mirë”.
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...