Është thirrur me urgjencë për nesër mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të caktohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit që do të mbahet pasdite.
Burimet i kanë konfirmuar Kohavisionit se në rend të ditës do të jenë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Ftesa u është dorëzuar shefave të grupeve parlamentare.
Seanca pritet të nisë prej orës 13:00.
“Pikërisht për këtë, një delegacion i Kuvendit në krye me kryeparlamentarin Kadri Veseli ka anuluar një vizitë të paraparë për në Shqipëri”.
Partitë opozitare vazhdimisht janë deklaruar kundër themelimit të Speciales, derisa pozita, presidentja dhe misionet diplomatike bëjnë thirrje që Kuvendi ta votojë para se një gjë të tillë ta bëjë Këshilli i Sigurimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...