Parlamenti turk miratoi në parim të dielën në një lexim të parë një projekt-ligj të diskutueshëm për ndryshimin e Kushtetuës, i cili ndryshim i jep kompetenca të reja presidentit Recep Tajip Erdogan.
Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) kaloi ndryshimin e ligjit me 330 vota, duke e dërguar atë në një referendum për miratimin përfundimtar, transmeton arbresh.info.
Plani në të cilin pritet ndryshimi i plotë i Kushtetutës do të mbahet në një seancë parlamentare në Ankara të mërkurën, ku të 18 artikujt që pritet të ndryshohen do të diskutohen një nga një.
Debatet kanë qenë të rrëmbyeshme dhe javën e kaluar ka pasur edhe përleshje fizike mes deputetëve që kanë kundërshtuar ndryshimin e Kushtetutës.
Kritikët thonë se ky ndryshim i jep të drejtë Erdoganit të vendosë për secilin ligj në Turqi. /Arbresh.info
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...