Familjarët e Besnik Ajdinit, i arrestuar në ditën kur u zhvillua aksioni policor në Kumanovë, i kanë mësuar tashmë arsyet e arrestimit të kryefamiljarit të tyre. Ata e vizituan Besnikun, në ambientet e paraburgimit. Ai është njohur me arsyet e arrestimit, tre ditë pas mbajtjes në paraburgim. Sipas familjarëve, Besniku është arrestuar për shkak të gjetjes së një arke me fishekë dhe armëve në shtëpi.
“Ky është vendi i cili i është sugjeruar si strehim familjeve shqiptare nga Kumanova, shtëpitë e të cilëve u demoluan si pasojë e aksionin policor. Kjo ndërtesë gati një dekadë, nuk gëzon as kushtet elementare për jetesë”, transmeton Alsatm.
Ende nuk është ndërmarrë asnjë hap nga Qeveria. Familjarët vazhdojnë të enden nëpër shtëpi të ndryshme, kryesisht tek të afërmit. Ata apelojnë që t’ju gjendet vendstrehim dhe t’u paguhet qiraja, ashtu sikurse premtoi qeveria në vendimin për kompensim.
Ditë më parë, kreu i Komisionit për verifikimin e dëmeve Ejup Alimi njoftoi se raporti është dorëzuar në Qeveri dhe pritet të miratohet brenda dy ditësh. Lidhur me sugjerimin që familjet të strehohen në objektin që po shihni, kreu i komisionit Alimi sot ishte i pakapshëm për prononcim.
https://www.youtube.com/watch?v=7Ea-Rr9zcVE
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...