Në fshatin Rufc të Lipjanit familjarët e Fatlum Vishesellës kanë hapur të pame. Ata po presin mysafirë për ngushëllime, përkundër faktit se ende nuk e kanë të varrosur djalin e vrarë, raporton KTV.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ua ka konfirmuar nisjen për Shkup, e prej nga shpresojnë të kthehen me trupin e Fatlumit të vrarë. Megjithëse u nisën, nuk e dinë nëse do të arrijnë t’i marrin me vete trupat e vrarë.
Pavarësisht se të gjithë të vrarëve iu është kryer autopsia, familjarët kërkojnë me çdo kusht që këtë sërish ta bëjë Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Drejtori i këtij institucioni, Arsim Gërxhaliu, thotë se nëse kërkesa vjen nga familjarët, atëherë autopsia do të bëhet sërish, transmeton Koha. net.
Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë ditës, përmes ambasadës në Shkup është angazhuar në rregullimin e procedurave të nevojshme për kthimin e trupave të të vrarëve në Kosovë.
Megjithatë ende nuk është e qartë nëse do të lejohen të kthehen në Kosovë trupat e personave të vrarë, pasi fillimisht do të bëhet identifikimi nga familjarët.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...