
Deputeti i PS Blendi Klosi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se PS mirepret propozimin e nderkombetar? per perfshirjen e Komisionit te Venecias ne perpjekje per te shpetuar zgjedhjet e 8 majit.
Blendi Klosi emërohet ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinise në vend të Erion Veliajt, pas kandidimit të këtij të fundit për Bashkinë e Tiranes në garën elektorale të 21 Qershorit.
Blendi Klosi është deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërie, çka do të thotë se me zgjedhjen e tij ministër sipas rregullores se mazhorances do të lerë mandatin e deputetit. Ne këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë do t’i shtohet një deputet i ri nga lista e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 Qershorit te 2013-ës.
Lajmi u bë publik nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili zgjodhi ta shpërndaje me qytetaret përmes rrjetit social Facebook.
“Blendi Klosi do jetë ministri ynë i ri i Mirëqënies Sociale, për të çuar më tej reformat rrënjësore të nisura nga Erion Veliaj #DrejtimiiDuhur”, përfundon postimi i Ramës.
Emërimi ka shkuar për dekretim tek Presidenti Bujar Nishani para një ore.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...