Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriq ishte zënë keq nga mediat kur u pyet për mbishkrimin provokues në tren “Kosova është Serbi” në të gjitha gjuhët, ai tha se nuk ka asgjë të keqe, duke thënë edhe vetë
Faqja e Qeverisë serbe, tregon për mbarëvajtjen e këtij projekti të tyre, të financuar nga Rusia me një kosto prej 18,000 euro.
“Nga 20 janari deri më 26 shkurt do të jetë vetëm linjë promovuese, më pas do të lëshohet për linjë të rregullt”, shkruan Qeveria serbe.
Në uebfaqen e Qeverisë së Serbisë thuhet se kjo linjë e trenit do të bëhet e rregullt, edhe pse fillimisht është nisë të jetë si promovuese e vlerave.
“Kosova është Serbi”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe të shkruar në këtë tren.
Treni, pos që është i mbuluar me ngjyrat e flamurit serb, në brendësinë e tij ka emra të kishave serbe, manastireve, qytete të vjetra si dhe fjalinë “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, duke përfshirë edhe në gjuhën shqipe.
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore
Kurti: Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njer...
E enjtja me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C