45 aksidente brenda 24 orëve

10:04 | 14 Janar 2017
M. A.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 45 aksidente komunikacioni. Prej tyre, 38 ishin pa të lënduar kurse 7 me lëndime në njerëz. Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 738 tiketa për kundërvajtësit e trafikut.

Shpërndaje në rrjete sociale