Këto ditë po manifestohet Epopeja e UÇK-së. Memoriali i komandantit legjendar Adem Jashari po vizitohet nga shumë qytetarë dhe personalitete shqiptare.
Megjithëse shumë pak dihet rreth jetës së Adem Jasharit, së fundi në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi teksa shihet komandanti legjendar përkrah bashkëshortes, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Adile Rama – Jashari, e cila në fotografi shihet e veshur me veshje kombëtare në krah të Adem Jasharit, i cili në shok mban armën.
Komandanti me bashkëshorten kishte pesë fëmijë. Lulzimi, Shqipja dhe Marigona janë gjallë, ndërsa së bashku me Adem Jasharin, heroikisht ranë edhe Kushtrimi (13) dhe Fitimi (17).

“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...